May 28, 2022
Portali Shprehja

“Do jetë një makth…” Van Dijk vendos duart përpara!

“Ishte një punë e vështirë. Pjesa e parë duhet harruar sa më shpejt. Goli i hapjes nuk na ndihmoi, ndërsa i ndihmoi ata masivisht, ndaj ne duhej të reagonim dhe të bëheshim shumë të pjekur”. Kështu Virgil Van Dijk, te BT Sport, pas fitores së Liverpoolit (3-2) ndaj Villarrealit, që ia vlen finalja e Champions-it:

“Pjesa e dytë ishte fantastike. Ne e morëm topin sa më shpejt që të ishte e mundur dhe sigurisht që ishte e vështirë për ta të mbanin ritmin. Ishte një fitore e merituar bazuar në performancën e pjesës së dytë.

Tact Watches

Luis Diaz? Pavarësisht se me kë përballet, ai thjesht te sulmon. Nëse e humbet topin, ai e kap atë dhe provon sërish. Eshte shumë e vështirë të mbrohesh kundër tij”. Me pas, holandezi foli edhe per finalen.

Me kë do të preferonit të përballeshit në finale? “Nuk ka preferencë. Çdo ekip me të cilin përballemi do të jetë një makth për të luajtur kundër. Ne e njohim Cityn brenda dhe jashtë, ata gjithashtu na njohin shumë mirë.

Ne e dimë se sa intensive janë këto ndeshje. Real Madrid është Real Madrid. Ata kanë një sulmues shumë të madh tani për tani. Do të shohim se cili do të jetë rezultati i gjysmefinales tjeter”.

.

Të Ngjajshme

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Krahasimi i dy finalistëve; Ancelotti është trajneri i lojtarëve, Klopp i lojës

admin

E BUJSHME NGA GAZZETTA | Maldini ka bllokuar talentin e madh holandez, tani pret “ok” nga pronarët

admin

Leave a Comment