September 29, 2022
Portali Shprehja

Do ta kishin falimentuar Barcelonën, ​zbulohen të gjitha kërkesat e Messit për rinovim më 2020

Më shumë se dy vite pas mos rinovimit mes Barcelonës dhe Messit, janë shfaqur detaje të reja dhe interesante. Gazeta spanjolle “El Mundo” ka publikuar në fakt një sërë e-mailesh që hedhin dritë mbi këtë çështje. Mes tyre shfaqet një e-mail që përmban të gjitha kërkesat e kampionit argjentinas për të nënshkruar rinovimin e kontratës në vitin 2020.

Siç dihet tashmë, Messi nuk arriti të gjente një marrëveshje me drejtuesit blaugrana. Kjo më pas çoi në skandalin “burofax”, ndryshimin e presidencës dhe në fund lamtumirën e trishtë me Barcelonën, pastaj transferimi falas te PSG.

E-maili me të gjitha kushtet e “Pleshtit” është i datës 11 qershor 2020, dërguar nga avokati Jorge Pecourt te ish-presidenti Bartomeu. Dokumenti përmban të gjitha kërkesat e Messit, duke përfshirë më kryesoren, një kontratë deri në vitin 2023 me mundësinë e zgjatjes së njëanshme nga lojtari.

Për sa i përket pagës, Messi kërkoi një ulje prej vetëm 20% për vitin 2020, duke rikuperuar më pas 10% vitin e ardhshëm dhe 10% një vit më pas. Më pas, argjentinasi kërkoi pagesën e bonuseve të papaguara të besnikërisë me interes dhe rritje të pagës në rast të rritjes së taksave.

Më pas kërkoi një kontratë tjetër prej 10 milionë euro, e pagueshme në vitin 2023, dhe eliminimi i klauzolës së përfundimit (e vendosur në një shumë simbolike prej 10.000 euro). Messi kërkonte edhe një fluturim privat për të festuar Krishtlindjet me familjen e tij në Argjentinë.

Së fundi, argjentinasi kishte vendosur si kushte pagesën e komisioneve për Rodrigo Messi (vëllain e tij të madh) dhe zgjatje të kontratës edhe për Pepe Costa, në krye të klubit blaugrana për të ndihmuar lojtarët në aktivitetet ekstra-futbollistike, me të cilin argjentinasi kishte një marrëdhënie të ngushtë.

.

Të Ngjajshme

“Jemi njerëz të sëmurë dhe të vegjël” Familja e Ronaldos reagon ndaj Portugalisë!

admin

Thotë mjaft dhe e lë futbollin në moshën 35-vjeçare: kampion evropian me Chelsean e Di Matteos

admin

FIFA “urdhëron” kombëtaret: edhe Shqipëria e përfshirë te risia!

admin

Leave a Comment