February 25, 2021
Portali Shprehja

Do të kandidoj për kryetar të LDK-së – Iliria News Agency

Anton Quni nga LDK’ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK’së. Quni e ka konfirmuar kandidaturën ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK’së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai. Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post. Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.

Ai ka folur edhe për dështimin e LDK’së në këto zgjedhje ai tha se ende nuk kanë bërë analizë reale, por se ishte i pari i partisë ai që mori përgjegjësinë duke liruar detyrën. Ai ka thënë se kryesia e LDK’së mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Fakti që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka paralajmëruar dorëheqjen dhe lirimin nga të gjitha përgjegjësitë, po ashtu edhe gatishmëria e të gjithë anëtarëve të kryesisë së LDK’së që janë në Kryesi në dorëheqje do të thotë që ekziston marrje e përgjegjësive për dështimet në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit”, është shprehur Quni në Pressing. Tutje, ai tha se në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në LDK, pritet një analizë sa më objektive. “Nuk është bërë ndonjë analizë empirike, më shumë jemi marrë çka tutje. Pres që do të bëhet një analizë sa më objektive”, theksoi ai.

Të Ngjajshme

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt – Iliria News Agency

admin

Nuk ndryshon ora policore, mbeten në fuqi masat anti-COVID – Iliria News Agency

admin

Kosovë, mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment