January 31, 2023
Portali Shprehja

Do të ketë ose jo takim të ri të liderëve? Kjo është përgjigjja e Kovaçevskit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri liderësh. Sipas tij, në një takim të tillë të mundshëm do të hapeshin edhe çështje të tjera me rëndësi për shtetin.

“Për momentin nuk është planifikuar një takim i ri i liderëve, megjithatë nuk e përjashtoj një mundësi të tillë, ku do të mund të diskutojmë sërish për çështjet më të rëndësishme në vend. Në takimin e fundit të liderëve nuk kemi biseduar vetëm për amendamentet kushtetuese, sepse vendi ballafaqohet me një numër të madh sfidash. Procesi i ndryshimeve kushtetuese është proces që ka një kornizë të paraparë ligjore. Bisedime në nivel politik ekzistojnë, për këtë nevojitet konsensus i gjerë politik, në këtë drejtim ishte edhe takimi i liderëve. Këto ndryshime nevojiten për hapjen e rrugës evropiane. Tani duhet të kemi mbështetje politike, sepse frenimi i këtij procesi nënkupton se vendi për herë të parë do të frenoj veten në këtë rrugë”, tha Kovaçevski.

 

 

.

Të Ngjajshme

Franca do të dërgojë edhe 12 “Howitzers” në Ukrainë

Rrëzohet helikopteri në Itali, humb jetën piloti 45-vjeçar

Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

admin

Leave a Comment