October 2, 2022
Portali Shprehja

Do të shkatërrohen mijëra vaksina anti Covid

Gazetar: Adnan Qaili

350 mijë vaksinave anti kovid që disponon shteti deri në fund të vitit do tu skadojë afati përdorimit. Megjithëse 100 mijë doza Moderna janë dhuruar nga Kroacia, deri në fund të tetorit do të përfundojnë në deponin e mbeturinave “Drislla”. Donacioni tjetër nga Italia prej 250 mijë dozash ka afat jo më shumë se në dhjetor, që sipas dinamikës së vaksinimit në vend, një pjesë e tyre do të mbeten të papërdorura.

Në eventin e pranimit të donacioneve të BE-së, si auto-frigoriferë të transportit të vaksinave, Ministri Sali tha se janë të mirëseardhura, por do të anulojnë tenderin e furnizimit me vaksina nga “Pfizer” që sipas kontratës deri në fund të vitit do të duhej të bliheshin edhe gjysmë milioni vaksina anti-kovid.

“Kishim një ekstension të marrëveshjes për këta gjashtë muaj: 31.06-31.12, sigurimi i atyre vaksinave do të thoshte se ne paguajmë vaksina që nuk do ti përdorim. Ne morëm vendim që ato 500 mijë vaksina të mos porositen në këtë periudhë se nuk na duhen. Atë para do të ri destinohen për nevoja të tjera të sektorit shëndetësisë. Nuk e kemi kontratën për të paguar penalitet, marrëveshja ishte e hapur që ne të blejmë sasi, të cilat do të mund ti shfrytëzojmë, nuk kemi detyrime të tjera”, deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se interesimi për vaksinim ka rënë shkaku që s’ka shumë infektime të reja, dhe në qarkun javor nuk merren më shumë se 1 mijë doza të dyta dhe të treta në gjithë vendin.

Por, nga raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik nxjerrin të zbuluar pohimet e Ministrit, duke thënë se brenda javës vetëm rreth 300 persona janë vaksinuar, shumica prej tyre me boost-er dozat.

“Numri i dozave të aplikuara në javën që lamë pas arrin 317 pacientë, prej të cilëve 40 me dozën e parë, 26 kanë marrë dozën e dytë, 108 aplikuan dozën e tretë, si dhe 143 kanë marrë dozën e katër. Deri më 3 shtator 2022 janë vaksinuar mbi 875 mijë persona me së paku një dozë kundër KOVID-19 në shtet dhe jashtë. Me dy doza, plotësisht të imunizuar janë mbi 856 mijë qytetarë”, thonë Instituti i Shëndetit Publik

Punktet e vaksinimit janë pothuajse bosh. Ato funksionojnë me orar të shkurtuar. Në Shkup punon vetëm turni parë nga 08-16h në Poliklinikat e Çairit dhe Jane Sandanskit. Kurse në Poliklinikën e Bukureshtit imunizimi anti kovid mund të bëhet nga ora 14-19 çdo ditë pune. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

Leave a Comment