August 14, 2022
Portali Shprehja

Do të “sundojmë” në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Dyshja kosovare, Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani, kanë bërë historinë sot duke siguruar medaljen e argjendtë për herë të parë në histori të volejbollit kosovar në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley.


Dyshja kosovare në rrugëtimin e tyre deri në finale kanë regjistruar katër fitore dhe kanë pësuar edhe dy humbje, por për herë të parë i kanë sjellë Kosovës medalje nga Kampionati Ballkanik i Beach Volley. Ato në finalen pësuan disfatë Turqia 1, me rezultat 2-0 në sete. Pas përfundimit të ndeshjes volejbollistja, Valmira Ramadani, është shprehur paksa e mërzitur me humbjen, por për të është e rëndësishme që përkundër kushteve të vështira në Kosovë arritën këtë sukses të mahnitshëm.

Më tutje Ramadani u pyet edhe për objektivat në të ardhmen, ku u shpreh optimiste se do të mundohen të ‘sundojnë’ në Ballkan, por përsëri e përmend atë që të gjithë sportistët/et nga Kosova e kanë pengesë të madhe, e që janë kushtet e vështira. ”Normalisht synimet tona rriten pasi që po mundohemi të ‘sundojmë’ në Ballkan. Por, pse jo tani me qëllime europiane, por prapë e theksoj se duhet të ketë kushte më shumë për të arritur sukses dhe përkrahje më e madhe,” përfundoi ajo.

Vlen të theksohet se Ramadani dhe Sylejmani e kishin fituar edhe Kampionatin e Kosovës në Beach Volley sezonin e kaluar pasi në finale kishin mposhtur dyshen me eksperiencë Xhudjena Kruti dhe Adelajda Prenga.

.

Të Ngjajshme

Kasami: BDI mundohet që tetovarët t’i mashtrojë me koncerte!

admin

Si të përgatisni reçel me kajsi të sinës në shtepi

Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

admin

Leave a Comment