September 29, 2022
Portali Shprehja

“Do thyej krahun, këmbën që të mos shkoj në luftë”, BBC: Rusët të dëshpëruar, a i hap BE dyert?

“Do të thyej krahun, këmbën, do shkoj në burg ç’të jetë e nevojshme vetëm që të mos shkoj në luftë”, ky pohim i një të riu nga Kaliningradi për BBC-së dëshmon qartë se deri në c`pikë ka mbërritur dëshpërimi i të rinjve rusë pas shpalljes së planeve të Kremlinit për mobilizim ushtarak.

Në qytetet e mëdha të Rusisë, lufta shtatë mujore e Ukrainës është dukur gjithmonë si diçka që ndodh larg. Por në momentin që Vladimir Putin përfundoi fjalimin e tij të fundit, ajo mbërriti dhe në shtëpitë e rusëve të thjeshtë, duke ua sjellë luftën dhe frikën e vdekjes shumë më pranë nga sa mund ta kishin menduar ndonjëherë.

Një i riu doktorant dhe lektor në një universitet prestigjioz vendas, i identifikuar vetëm si Sergei, rrëfeu për gjigantin mediatik anglez se po priste ushqimin që kishte porositur kur ra zilja e derës, dhe në vend të kësaj, gjeti përpara dy burra të veshur civilë që i dorëzuan disa dokumente ushtarake dhe i kërkuan t`i firmoste.

BBC siguroi një kopje të tyre. Kremlini thotë se vetëm ata që e kanë bërë shërbimin ushtarak dhe kanë eksperiencë në fushëbetejë do të thirren për të shkuar në Ukrainë. Por Sergei nuk ka asnjë eksperiencë të tillë.

I ati druhet se çfarë mund të ndodhë me 26 vjecarin, pasi shmangia e firmës në një rast të tillë, në Rusi, konsiderohet vepër penale. Putini kërkon 300 mijë rezervistë. Nga mobilizimi i pjesshëm do të përjashtohen punonjësit e IT-së, ata që punojnë në banka dhe gazetarët e mediave shtetërore. Por ndërkohë kjo duket nuk prek as rrethin e ngushtë të tij.

Një ndihmës i Aleksei Navalnyt futi në kurth djalin e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov gjatë një transmetimi live në kanalin Popular Politics në YouTube. Ai u hoq si oficer rekrutimi dhe i telefonoi Nikolait për ti thënë se i kanë dërguar ftesën për mobilizim ndërsa ai përpiqet: Nuk vij, unë jam zoti Peskov, nuk do të paraqitem fare. Deri tani Gjermania është shprehur e gatshme t`i ofrojë mbrojtje rusëve që i largohen mobilizimit, Finlanda do t`i lejojë gjithashtu, por vendet Balltike dhe Republika Ceke jo, me pretendimin se ata nuk kualifikohen për viza humanitare.

Të Ngjajshme

Presidentja Osmani: Me bindje të plotë se Kosova është në rrugë të drejtë

admin

Kjo ngjarje e dëshmon më së miri tmerrin që po ndodh në Rusi, pas thirrjeve të Putinit për ushtri

admin

Përshtypje: Shqipëria, vendi që hoqi “vellon e misterit”

admin

Leave a Comment