January 31, 2023
Portali Shprehja

Dogana e Maqedonisë kap drogë në vlerë të 300.000 eurove

Drejtoria e Doganave ne Magedonine e Veriut njofton se giate dites se djeshme ne piken kufitare “Deve Bair” në kufi me Bullgarine jane kapur 60 kiograme marihuanë e cila kishte per qëllim tregun europian.

Nga Dogana thonë se droga kap vlerën e 240 deri në 300 mijë eurove.

“Dje pasdite në dalje nga vendi, ekipet mobile të Departamentit te Operacioneve nga Departamenti i Kontrollit he Hetimeve, gjate kontrollit doganor te një veturë me targa rumune të drejtuar nga shtetas rumune, zbuluan 64 pako me lende narkotike marihunae ne bunkere te prodhuar posaçerisht ne automjet, me peshe totale 60 kilograme.

Droga dhe automjeti janè konfiskuar, ndersa personat jane ndaluar dhe i jane dorezuar Departamentit te Hetimeve per veprime te metejshme.

Ndaj dy personave eshte parashtruar kallezim penal ne Prokurorine Themelore Publike kompetente dhe ndaj tyre eshte caktuar masa e paraburgimit”, thone nga Drejtoria e Doganave.

Të Ngjajshme

Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

admin

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Pekini: Vala e koronavirusit po ulet, rreziku i transmetimit është i ulët

Leave a Comment