January 16, 2022
Portali Shprehja

Dogjën flamujt serbë, dy të arrestuar në Tiranë për nxitje të urrejtjes dhe poshtërim të Serbisë

Dy protestues kanë përfunduar në prangat e policisë për djegien e flamurit serb në protestën e pasdites të së hënës, 20 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër Open Balkan dhe vjedhjes qeveritare me incineratorët.

Tact Watches

Bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana dhe një tjetër nga Kruja, përcjell Televizioni Ora News.

“Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë” njofton policia.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Policia thotë se “këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”./OraNews.tv

Të Ngjajshme

Seanca fillon me përplasje, Ilire Dauti akuzon Talat Xhaferin se ia mohon të drejtën e fjalës

admin

Gjokoviç dëbohet nga Australia, humbet gjyqin, ikën për Dubai

admin

Vetëm 43 mijë fëmijë lindën në Shqipëri në vitin 2021, Rama premton bonuse për nënat që lindin

admin

Leave a Comment