May 17, 2021
Portali Shprehja

Doktorit të Podujevës i përkeqësohet gjendja shëndetësore pas arrestimit – Iliria News Agency

Kryesindikalisti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Sheqir Maliqi ka thënë se doktori Ibrahim Hoti nuk është mirë me shëndet dhe është duke u trajtuar në QKMF në Podujevë.

Ai tha se nëse gjendja e tij nuk përmirësohet do ta dërgojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

“Prej orës 8:30 është duke u trajtuar me terapi. Tash për momentin ishin duke ia dhënë infuzionin, e nëse nuk përmirësohet do ta dërgojnë në QKUK. Njeriu që tri dekada ka dhënë çdo gjë për këtë vend”, ka thënë ndër të tjera Maliqi.

Ai po ashtu tregoi se sot është dënuar me dy gjoba nga Inspektorati Policorë si dhe Policia e Kosovës, për organizimin e protestës kundër arrestimit të mjekut pulmolog, Ibrahim Hoti.

Sheqiri ka thënë se Policia e Kosovës e ka dënuar me 50 euro ndërsa Inspektorati me 200 euro.

“Pas takimit me kryetarin, policia kanë ardh e më kanë marr. Më kanë çuar në stacion policorë. Mi morën të dhënat dhe më dënuan 200 euro. Mandej dhe policia më thanë që do ta japim një gjobë më të vogël, 50 euro. Më thanë që është e ndaluar për organizime të tillë. E unë ju thash është e ndalueshme edhe mjeku jonë me u trajtu në këtë mënyrë. Po them me sinqeritet është një nga mjekët më me nivel në komunën tonë ”, ka thënë Maliqi.

Ndryshe, sot mjekët e QKMF-së në Podujevë kanë protestuar kundër arrestimit të mjekut Ibrahim Hoti, duke kërkuar lirimin e tij.

Për këtë kanë reaguar edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të cilët kanë bërë thirrje për lirimi e doktor Hotit.

Të Ngjajshme

Izraeli bombardon një qendër shëndetësore në Gaza – Iliria News Agency

admin

Muharrem Salihu largohet nga KK i Medvegjës, postin ia lë Bajram Mustafës – Iliria News Agency

admin

Stërvitja sjell rritje ekonomike (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment