Roma u mund në shtëpi 4-3 nga Sassuolo, me trajnerin Jose Mourinho në tribunë, të pezulluar. Më i keqi në fushë ishte padyshim Marash Kumbulla, sipas medias italiane, i ndëshkuar me karton të kuq për një marrëzi të pakuptimtë, që u shoqërua me penallti kundër kryeqytetasve.
“Gazzetta dello Sport” shkruan: “Mbrojtësi shqiptar e vulosi fatin e ndeshjes me futboll të pakuptimtë, shkaktoi edhe penalltinë. E pafalshme”. “Corriere dello Sport”, pasi kujtoi se e Kumbulla meritonte konfirmimin pas golit të tij në “Europa League”, shtoi:
“Pse ajo goditje ndaj Berardit? Një gjest kaq i dhunshëm dhe flagrant, edhe nëse përcaktohet nga provokimi i kundërshtarit, është i pakuptueshëm dhe e dënoi Romën në këtë ndeshje”.
It gets worse for Roma!
Marash Kumbulla is shown a straight red for violent conduct and Domenico Berardi makes it 3-1 right before halftime.
pic.twitter.com/p8rsEI74U9
— CBS Sports Golazo
(@CBSSportsGolazo) March 12, 2023
Shpjegimi i “Tuttosport” ishte shumë më i shkurtër: “Kumbulla luftoi fort derisa ra pre e provokimit të Berardit, e goditi atë dhe e la Romën me 10 lojtarë në fushë”.
Për “Vocegiallorossa” ai meriton notën 2 në këtë ndeshje: “Kjo gafë e madhe hap dyert e pankinës për të. Provokimi i Berardit nuk justifikon në asnjë mënyrë gjestin e mbrapshtë të shqiptarit, i cili privoi Romën nga një lojtar për gjithë pjesën e dytë dhe i dhuroi Sassuolos një penallti krejtësisht të evitueshme”.
Në fund, vlerësimi i TMW: “Duke pasur parasysh atë që ka bërë, do të kishte qenë më mirë për Romën nëse shqiptari do të kishte përfituar nga dita e bukur për të shkuar në plazh”.
Notat për Kumbullën:
TMW: 3
Gazzetta dello Sport: 4
Corriere dello Sport: 4
Tuttosport: 3,5
Vocegiallorossa: 2
.