June 5, 2023
Portali Shprehja

Doli nga kamioni pa e frenuar mirë, goditet për vdekje shoferi në autostradën në Lipjan

 

Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të shtunë në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Telegrafin se një person është goditur për vdekje nga një kamion.

Siç ka bërë të ditur ai, dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni.

“Në ora 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje. Po ashtu edhe njësitet emergjente mjekësore”, ka thënë Krasniqi.

“Nga atje raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete”.

Policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

admin

Keqpërdori paratë e firmës ku punonte, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

admin

Zhduket një 24 vjeçar nga Shtimja, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij

admin

Leave a Comment