October 21, 2021
Portali Shprehja

Donnarumma, mesazhe paqeje për tifozët e Milanit. Ky është premtimi i bujshëm për ta

“Vërshëllimat në ‘San Siro’? Më vjen keq, por është normale. Unë jam rritur këtu dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit. Tetë vjet nuk harrohen lehtë”. Gigi Donnarumma kthehet për të folur pas kontestimeve publike që mori në Milano, gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Francës.

Për mikrofonat e “Le Iene”, numri një axurr sqaron: “Unë gjithmonë do t’i dua tifozët e Milanit, gjithmonë do të jem me zemër kuqezi”. Mbi pyetjen e korrespondentit të programit të njohur të “Italia Uno”, portieri i PSG flet edhe për ambientimin e tij në Francë: “Po marr mësime për të mësuar gjuhën. Si po shkoj? Po mësoj ngadalë”.

Për ndeshjen Itali-Francë dhe si u prit nga tifozët, ai shtoi: “Kemi pak zhgënjim për atë që ndodhi. Kam kaluar tetë vite në Milano dhe është gjithmonë emocion të kthehem aty”.

Gjatë intervistës, Donnarumma tregoi tatuazhin në parakrahun e tij me kupën evropiane, datën 11 korrik 2021 dhe flamurin trengjyrësh, që simbolizon triumfin e kësaj vere. Në marrëveshje me korrespondentin e “Le Iene”, portieri axurr zbuloi se kishte edhe një tatuazh të aplikuar me stemën e Milanit:

“Unë gjithmonë do t’i kem në zemër kuqezinjtë”. Gazetari i “Mediaset” përpiqet të rrëmbejë nga portieri italian premtimin për ta kthyer atë në një tatuazh të përhershëm. “Të shohim, të shohim… do të ishte mirë”, – ishte përgjigjja e Donnarumma.

.

Të Ngjajshme

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Capello lartëson Juventusin, tregon aftësinë kryesore të Allegrit

admin

Leave a Comment