December 3, 2022
Portali Shprehja

Dorëheqja e Listës Serbe në Kosovë, Begaj bisedë telefonike me Osmanin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidente e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar çështjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj thotë se u informua mbi situatën e tensionuar.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO. Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.(INA)

Të Ngjajshme

Sanksione ndaj Koresë Veriore pas testimeve raketore

admin

Një shqiptare në Katar: Nuk janë të vërteta ato që shkruhen, këtu festohet 24 orë në ditë

admin

Begaj pritet në Vatikan, i flet Papa Françeskut për progresin e Kosovës

admin

Leave a Comment