January 28, 2022
Portali Shprehja

Dortmund i jep një “shuplakë” Freiburg-ut, Haaland realizon golin historik (Video)

Borussia Dortmund ka marrë një fitore bindëse 5-1 kundër Freiburg në javën e 19-të të Bundesliga-s.

Verdhezinjtë e kanë siguruar fitoren që në pjesën e parë, të mbyllur 3-0 në avantazh falë golave të Meunier (14′, 29′) dhe Haaland (45+1′).

Tact Watches

Demirovic (61′) ka ngushtuar përkohësisht diferencat për miqtë, ndërsa Haaland (75′) dhe Dahoud (86′) kanë fiksuar shifrat në 5-1.

Goli i dytë i norvegjezit ka qenë special sepse ka qenë i 2000 për Borussian në një ndeshje të kampionatit të luajtur në shtëpi. Dortmund është vetëm klubi i dytë që e ka arritur këtë shifër në historinë e kompeticionit pas Bayern-it (2629).

Gjithashtu, Haaland ka realizuar në 8 ndeshjet e fundit të Bundesliga-s që ka luajtur në shtëpi, më parë vetëm Pierre-Emerick Aubameyang ka patur një ecuri të tillë për Dortmund (11 ndeshje të luajtura në shtëpi mes 2015-ës dhe 2016-ës).

Falë kësaj fitoreje, Dortmund ka shkuar përkohësisht vetëm tri pikë larg Bayern-it kryesues në renditje.

(function (el) { window.addEventListener(“message”, (event) => { if (event.origin.startsWith(“https://www.sofascore”)) { if (el.id === event.data.id) { el.style.height = event.data.height + “px”; } } }); })(document.getElementById(“sofa-standings-embed-42-37166”));

Standings provided by SofaScore LiveScore

.

Të Ngjajshme

United e bleu si super talent duke paguar 22 mln euro, tani e huazon në Skoci!

admin

E KRYER | Interi merr edhe një sulmues, paguan 800 mijë euro rrogën e tij!

admin

ANGLIA E ÇMENDUR PAS BROJA | Southampton tenton ta mbajë, Newcastle ofron shumë para por Chelsea…

admin

Leave a Comment