June 3, 2023
Portali Shprehja

Dortmund ngre çmimin e Bellingham: Pas titullit vlen më shumë, asnjë ofertë konkrete

Te Borussia Dortmund janë të sigurt se do të fitojnë titullin kampion, aq sa kanë vendosur të luajnë edhe me çmimin e lojtarëve në merkato. Në qendër të vëmendjes është padyshim mesfushori anglez Jude Bellingham, që do të lërë Dortmund, me shumë gjasa për t’u transferuar te Real Madrid.

Megjithatë, shefi i klubit gjerman Sebastian Kehl, shprehet se deri më tani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për 19-vjeçarin britanik. “Asnjë propozim konkret apo zyrtar. Ne jemi fokusar te ndeshja e së shtunës, për të fituar titullin. Këtë gjë mendon edhe Jude”, tha Kehl.

Të gjithë mendojmë për ndeshjen e fundit dhe fitimin e titullit. Jemi fokusar tek ndeshja ndaj Mainz. Nëse fitojmë titullin gjërat ndryshojnë edhe çmimi i lojtarëve ndryshon. Ka shumë thashetheme për lojtarin, por asnjë ofertë konkrete në tavolinë”, u shpreh Sebastian Kehl.

.

Të Ngjajshme

VAR dhe Fernandes kthejnë United në lojë, tifozët e City-t godasin Lindelof-in (Video)

admin

Çmenduria e tifozit, 600 kilometra për të parë skuadrën e zemrës të kualifikohet në Evropë

admin

Allegri i dhje*ë, por krenar: Nuk kam pse ta qortoj veten, sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe

admin

Leave a Comment