December 3, 2022
Portali Shprehja

Dortmundi e mbyll vitin me turp dhe zhytet në renditje. Lyon-Nice, paqe e vendosur nga dy ish-sulmues të Arsenalit!

Bundesliga ka hapur siparin e javes se 15-te, teksa sonte u luajt ndeshja e mbremjes Borussia Monchengaldbach-Borussia Dortmund. Nje sfide qe dhuroi 6 gola. Vendasit triumfuan me poker ndaj “verdhezinjve” në një takim që ishte i luftuar nga të dyja anët.

Hofmann zhbllokoi sfidën në minutën e 4’, duke i dhënë avantazhin ekipit të trajnerit Farke. Ndërsa në minutën e 19’ Barndt barazoi për skuadrën e Terzic. Në minutën e 26 Bensebaini u dhuroi golin e dytë vendasve, ndërsa 4 minuta më pas Thurman realizoi golin e tretë për Monchengladbach. Nga ana tjetër Schlotterberck realizoi golin e dytë dhe të fundit për Dortmund në minutën e 40.

Vendasit nuk u kënaqën me tre gola, pasi në minutën e 46’ Kone gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi “poker” ekipit të tij. Pas javës së 15-të të Bundesliga Dortmund qëndron në vend të gjashtë me 25 pikë, ndërsa Monchengladbach ngjitet në vend të shtatë me 22 pikë.

Nderkohe, ne kampionatin francez u luajt edhe sfida mes Lyon dhe Nice, e mbyllur me rezultatin 1-1. Ishin miqte ato qe kaluan te paret ne avantazh me ane te Nicolas Pepe qe humbi edhe penallti, pastaj vendasit shenuan barazimin me ane te Lacazette me penallti. Pra, nje sfide e vendosur nga dy ish-futbolliste te Arsenalit.

Sakaq, ne Itali u luajt sfida mes Empolit dhe Cremonese. Skuadra toskane fitoi sfiden e mbijeteses me rezultatin 2-0. Cambiaghi dhe Parisi ishin autoret e golave per vendasit ndersa per miqte vazhdon te jete e mallkuar fitorja ne Serie A. Ne fakt, deri tani kane luajtur 15 ndeshje dhe kane barazuar 7 e humbur 8.

.

Të Ngjajshme

Cavani i xhindosur pas eliminimit të Uruguait nga Kupa e Botës: ia nxjerr inatin monitorit të VAR (PAMJET)

admin

U tha se iu rebelua trajnerit Santos, Cristiano Ronaldo reagon publikisht! “Gënjeshtër, ja me cilin e kisha…”

admin

Shaqiri plas shishen në tokë, donte të luante 90 minuta ndaj Serbisë – FOTOT

admin

Leave a Comment