September 26, 2022
Portali Shprehja

Dosja bombë e amerikanëve për ndërhyrjen ruse bën ‘kërdi’ në zgjedhjet italiane

Që kur dolën lajmet për dosjen e inteligjencës amerikane, që përshkruan një fushatë të fshehtë 300 milionë dollarësh të Rusisë në 24 shtete, politika në Itali po zien, vetëm disa përpara zgjedhjeve që do të mbahen më vonë këtë muaj.

Që nga viti 2014, Rusia ka hedhur para ndaj politikave dhe partive të afërta ndaj Moskës, sipas raporteve të Associated Press që citon një kabllogram diplomatik nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken dërguar ambasadave këtë javë.

Departamenti i Shtetit konfirmoi ekzistencën e kabllogramit, por qasja e tij për të heshtur se cilat vende dhe parti dyshojnë se kanë marrë para të Kremlinit ka çuar në spekulime, akuza dhe mohime në Itali. Më pak se dy javë përpara zgjedhjeve të 25 shtatorit, dyshimi për ndikimin rus mund të dëmtojë shanset e partive të djathta ose populiste që kanë pasur historikisht lidhje të ngushta me Rusinë, ose të atyre politikanëve që kanë bërë propagandë të favorshme për Putinin.

Matteo Salvini, kreu i Ligës së krahut të djathtë, i cili ka një marrëveshje bashkëpunimi me partinë Rusia e Bashkuar që mbështet Putinin, tha se ai kurrë nuk kishte marrë para nga Moska. “Unë jam duke punuar në Itali. Partitë që po punojnë për Rusinë 10 ditë përpara zgjedhjeve që kanë të bëjnë me shkollat, shëndetësinë, pensionet dhe punën nuk kanë asnjë ide për Italinë”.

Kurse Giuseppe Conte, kreu i Lëvizjes 5 Yjet, e cila ka kundërshtuar dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë, tha se partia e tij ishte “transparente” dhe nuk kishte asnjë lidhje me skandalin e financimit rus. Politikanët e krahut të majtë nga ana tjetër kërkuan që çdo individë dhe parti të përfshira në dokumentin bombë të Amerikës, të përmendet përpara votimit.Roma ka kërkuar garanci nga SHBA nëse Italia përmendet në dokument.

Kryeministri Mario Draghi foli me Blinken të mërkurën, por përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe pa detaje. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio nga ana tjetër tha se zyrtarët e ministrisë së tij ishin “në kontakt të vazhdueshëm me SHBA-në, për shkëmbimin e informacionit” dhe bëri thirrje për një hetim.

Top Channel

Të Ngjajshme

Përkeqësohet moti në Shqipëri, qarqet ku rrezikohen vërshime

admin

Osmani: Ndaj ish-ministrit të Millosheviçit dhe Putinit duhen gjuhë dhe veprime të qarta

admin

Ndërron jetë dijetari mysliman Jusuf Al-Kardavi

admin

Leave a Comment