January 30, 2023
Portali Shprehja

Dosjet hetimore tregojnë pasuritë e miliarderit rus, Roman Abramoviç

Miliarderi rus dhe ish-pronari i Çellsit, Roman Abramoviç, ka 16 anije në pronësi. Disa, duke përfshirë “Eclipse” e cila kushton 1 miliard paund dhe “My Solaris” e cila kushton 430 milionë paund, janë ankoruar në Turqi.

Ai gjithashtu transferoi pronësinë e trusteve (trust është një marrëveshje ku pronari i pronës e transferon atë në pronësi të një personi tjetër) që mbanin milarda dollarë tek shtatë fëmijët e tij. Kjo është bërë përpara se të vendoseshin sanksionet vitin e kaluar, gjithmonë sipas dosjeve. Sugjerohet se riorganizimi ishte për të shmangur sanksionet e ardhshme.

Hetimi nga “Guardian” gjithashtu zbuloi se Abramoviç thuhet se ka investuar 230 milionë dollarë në një kompani pyjore, e cila ishte pjesërisht në pronësi të qeverisë ruse. Por ai shiti aksionet e tij për 110 milionë dollarë përpara pushtimit të Ukrainës./abcnews/

.

Të Ngjajshme

Vazhdon mësimi online në Strugë, Inspektorati i arsimit prej nesër në teren

Shkarkohet Danella Arsovska, nuk është më kryetare e BNJV-së

Finlanda shpresa të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

Leave a Comment