May 28, 2022
Portali Shprehja

Draghi: Sa më shpejt negociatat me Shkupin e Tiranën

Kryeministri italian Mario Draghi kërkoi që negociatat zyrtare të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian të fillojnë “menjëherë”, me një kërkesë të njëkohshme për “përshpejtimin” e negociatave me Serbi-Malin e Zi, raporton AFP.

Në një kohë kur BE-ja ka forcuar unitetin dhe ka mbështetur Ukrainën në luftën kundër ofensivës ruse, integrimi i plotë i vendeve me aspirata evropiane nuk është një kërcënim për projektin evropian, por pjesë e realizimit të tij”, tha Draghi në një fjalim në Parlamentin Evropian.

Tact Watches

Ai tha se Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në mars 2020.

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë shpresojnë të hapin bisedimet e pranimit në qershor ose korrik.

Ne duam t’i japim një shtysë të re negociatave me Serbi-Malin e Zi dhe të tregojmë më shumë vëmendje ndaj aspiratave legjitime të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës,” tha Draghi.

Ai shtoi se mbështet hyrjen e të gjitha këtyre vendeve në BE dhe se dëshiron gjithashtu anëtarësimin e Ukrainës.

Ne duhet të ndjekim procesin e pranimit që kemi krijuar, por gjithashtu duhet të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Draghi.

.

Të Ngjajshme

Borislavova: Do ta mbrojmë interesin bullgar deri në fund, çështja me Maqedoninë duhet diskutuar më konkretisht

admin

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

Leave a Comment