November 28, 2020
Portali Shprehja

Draxler: Në verë doja të largohesha nga PSG, por…

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Julian Draxler, ka pranuar për Bild se ka menduar të largohej nga klubi francez në verë.

Një sezon i keq, i kushtëzuar nga shumë dëmtime dhe më pas nga pandemia e coronavirus. Jo mënyra më e mirë për të rikuperuar formën dhe për të siguruar një vend në skuadër.

Megjithatë, pavarësisht nga gjithçka, gjermani ka qëndruar në kryeqytetin francez.

“Sezoni i kaluar nuk ka qenë një nga më të mirët për mua. Jo vetëm për arsye sportive, por edhe për dëmtime. Më pas është mbyllur para kohe për shkak të coronavirus”, ka thënë Draxler.

“Ka qenë sigurisht një sezon që do të doja ta harroja. Në verë kam menduar të largohem, që të provoja veten në ndonjë vend tjetër. Por ka qenë e vështirë për shkak të situatës së krijuar nga coronavirus”.

“Nuk doja të nxitohesha dhe të merrja një vendim të gabuar. Për këtë arsye kam vazhduar të kërkoj rrugën time me PSG-në. Kam folur me Tuchel dhe më ka thënë se do të kisha shanset e mia për të luajtur”.

“Edhe për sa i takon kombëtares, edhe pse jo kohët e fundit, kam folur me trajnerin. Kështu që kam qëndruar. Kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe jam i bindur se do të kem mundësitë e mia, duke marrë parasysh se vitin e ardhshëm është Europian”.

.

Të Ngjajshme

Maradona i bashkon të gjithë, shikoni videon që ka bërë xhiron e botës

admin

Guardiola tregon momentin e dhimbshëm të Sergio Aguero pas ndarjes nga jeta të Maradona!

admin

Tuchel i ka orët e numëruara, zbulohet plani i Leonardo-s

admin

Leave a Comment