February 1, 2023
Portali Shprehja

Drejtuesit politikë në Maqedoninë e Veriut takohen me Ramën

Edi Rama mori rolin e ndërmjetësuesit duke bërë bashkë liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Katër krerët e partive, Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH  dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët pranuan të ulen përballë njëri-tjetrit në vilën qeveritare, ndërkohë që darkën e bojkotoi kreu i lëvizjes BESA. Mungesën e tij, Bilal Kasami i bashkangjiti si arsye, praninë e kreut te Ali Ahmeti.

Ftesa e papritur e Edi  Ramës shkaktoi zhurmë në Shkup, ndërkohë që konfidencialitetin e takimit e ruajti edhe zyra e shtypit e Kryeministrit, që nuk dha detaje mbi arsyet e darkës së liderëve shqiptarë në vilën qeveritare në Tiranë. Kjo nuk është herë e parë që kryeministri Rama ndërmjetëson uljen në një tryezë të  partive shqiptare, 7 vite me parë ai negocioi takimin e liderëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut, ku pati dakordësi për çështje të nxehta, që preknin gjuhën dhe  simbolet e shqiptarëve.

.

Të Ngjajshme

Flori Mumajesi po i rikthehet muzikës, këtë e bën të ditur shoku i tij

Netanyahu: Prioritet i Izraelit, normalizimi i lidhjeve me vendet arabe përpara paqes me palestinezët

Boshkov: Infrastruktura e fqinjëve shumë më e mirë se e jona

Leave a Comment