January 19, 2021
Portali Shprehja

Dritan Abazoviç festë me shqiptarët: Do zgjerojmë marrëdhëniet me Shqipërinë

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” dha një intervistë për Top Channel.

Ai u shpreh se kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi duhet ta çojë vendin drejt BE-së.

“Qeveria jonë do të punojë në interes të qytetarëve. Nëse formohet qeveria, ne jemi “çelësi” i saj. Unë nuk u largohem përgjegjësive politike që kam. Kam marrë mesazhe urimi nga liderët politikë shqiptarë. Ndonëse jam i ri në politikë, do zgjerojmë marrëdhëniet me Shqipërinë. Jam i hapur për çdolloj bashkëpunimi që çon në zgjidhjen e konflikteve në rajon. Zëri im dhe i partive të tjera ka për të qenë për përmirësimin e standardit të jetesës të të gjithë qytetarëve. Më kanë kërcënuar dhe kam patur presion, mua nuk më blejnë e as korruptojnë. Kemi bërë një punë të madhe dhe një punë e madhe është para nesh tashmë. Shumë sfida i kam marrë përsipër dhe nuk i kam ikur as tani. E di që është shumë e vështirë por këtu jam. I gatshëm të jap çdo kontribut”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të Ngjajshme

Ministri grek sfidon shtetin shqiptar: 12 miljet në Jon na japin 13 000 km2 territor të ri

admin

Agim Çeku pas shpalljes i pafajshëm në rastin “Veteranët”: Ishte një vendim i pritur

admin

Shtetasi kroat ndalohet në Tabanoc

admin

Leave a Comment