May 23, 2022
Portali Shprehja

Dua flet për herë të parë për ndarjen nga Anwar: Për momentin dua të jem vetëm

“Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është që të jem vetëm sepse kështu jam mirë”. Dua Lipa ka dhënë detale se si po fokusohet në vetveten – pesë muaj pasi që ajo u nda nga i dashuri i saj Anwar Hadid.

Dua Lipa ka dhënë detale se ajo është fokusuar në vetveten teksa ajo për momentin është beqare.

Tact Watches

Superylli botëror ishte në lidhje me modelin Anwar Hadid – vëllain e vogël të yjeve të pistave të modës Bella dhe Gigi Hadid – për dy vite para se mediat të shkruajnë që ata janë ndarë në dhjetor.

Por, kryesuesja e toplistave, vetëm 26 vjeçare, ka folur me çiltërsi për të qenit vetëm, teksa ajo zbukuron ballinën e revistës Vogue për edicionin e saj të qershorit dhe korrik.

“Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz në internet do të thonë ‘Oh Duam shkoi në darkë e vetme, blah blah, e bëjë këtë çdoherë”, ka shpjeguar ajo për Jen Wang.

“Mendoj se kjo është e mahnitshme nëse e bëni gjatë gjithë kohës. Duhet të jeni të sigurt. Por, ishte një hap i madh për mua. Isha nervoz – si, çfarë do të bëjë? Nuk dëshiroj që të jem në telefonin tim. Dëshiroj të di se a mund të jem me veten time, e kuptoni?”.

“Definitivisht jam rritur. Në përgjithësi, si në aspektin e zërit ashtu edhe në aspekte të tjera jam më e pjekur”, ka thënë ajo për lansimin e këngëve të reja në ditët e para të pandemisë Covid-19.

“Ishte sikurse po merrja fuqi dhe nuk frikësohesha të flas për disa gjëra. Ishte si një periudhë për të kuptuar së çfarë dëshiroj”.

Sensazioni i muzikës pop u shfaq në një seri fotosh të bukura në Vogue, me një veshje të kuqe të ndezur nga Connor Ives dhe një fustan të bardh të Khaite, që ishin midis zgjedhjeve të saj.

Të hënën, këngëtarja zbarkon në Berlin për koncertin e saj të fundit të turneut “Future Nostalgia”.

Dua fluturoi 255 km nga Hamburgu me avionin e saj privat për të argëtuar edhe 17 fansa të tjerë në Mercedes-Benz Arena.

Ylli kosovar i popit veshi një pallto të Raf Simons me dizajn grafik në gjoks, e cila kushton rreth 1910 funte.

Kësaj veshje ajo i shtoj edhe qëndisje grafike, xhinse dhe atlete kurse sytë i bëri me hijezim të zi.


Të Ngjajshme

Blero përballet me këtë gjë pas ndarjes nga Afrona

Sara shfaqet komplet pa sytjena

A e njihni djalin në foto?

Leave a Comment