February 1, 2023
Portali Shprehja

Dua Lipa prezanton stilin e saj elegant dhe unik nga Madridi

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa krahas një karriere të suksesshme njihet edhe për stilin e saj unik.

27-vjeçarja këtë e ka dëshmuar këtë edhe në imazhet e fundit teksa dukej e mahnitshme dhe në formë.

Ylli i muzikës u pa në disa veshje të ndryshme elegante dhe nga lëkura ndërsa tregoi se ndodhet në Madrid, Spanjë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“24 orë në Madrid”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotove teksa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Ndërkohë, kujtojmë që autorja e “Levitating” së fundmi është nominuar për një çmimin në “Brit Awards”, ndërsa për shtatë të tjerë në “iHeartRadio Music Awards 2023”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndryshe, këngëtarja që aktualisht mendohet të jetë beqare, pak ditë më parë u fotografua me një mashkull misterioz rrugëve të Londrës.  Lipa më parë ishte përfolur edhe për një lidhje me prezantuesin, Trevor Noah.

.

Të Ngjajshme

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Leave a Comment