Dua të të njoh nëse do të takoja në Xhenet!
Në një intervistë televizive, prezantuesi e pyeti të ftuarin e tij, i cili ishte milioner!
Më thuaj cila është gjëja më e lumtur në jetën tuaj?
I ftuari tha: kam kaluar nëpër katër faza të lumturisë në jetën time, derisa ta dija kuptimin e lumturisë së vërtetë!
E para: (zotërimi i gjërave)
Por nuk gjeta lumturinë që doja!
E dyta: (blerja e gjësendeve të shtrenjëta)
Por zbulova se efekti i tyre ishte kohor, u shua shpejt!
E treta: (planet afatgjata)
Si blerja e një ekipi futbolli, ose blerja e vilave në vende turistike, por nuk mund të gjeja lumturinë që mund ta imagjinoja!
Së katërti: (një mik më kërkoi të kontribuoja për të blerë karroca për fëmijë me aftësi të kufizuara)
Këtu është tregimi:
Në të vërtetë, urdhrova menjëherë blerëjen e karrocave, por miku im këmbënguli që të shkoja me të dhe t’ua dhuroj vet fëmijëve dhuratën time. Shkova dhe pash gëzimin e madh në fytyrat e fëmijëve, se si ata filluan të lëvizin në çdo drejtim me karrocat ndërsa qeshnin plotë gaz e hare, sikur të ishin në parkun e dëfrimeve.
Por ajo që sjelli lumturin e vërtetë në zemrën time, ishte një djalosh i kapur fort për këmbën time, gjersa unë largohesha nga aty!
Unë u përpoqa ta largoja butësisht këmbën nga duart e tij, por ai vazhdonte e më shtrëngonte ndërsa sytë e tij përqendroheshin fort tek unë!
Kështu që unë u përkula ta pyesja:
A dëshiron diçka tjetër nga unë para se të shkoj?
Ishte përgjigjja tronditëse nga e cila mësova kuptimin e lumturisë së vërtetë dhe ndryshova plotësisht jetën time.
Ai më tha: (Unë dua të kujtoj tiparet e fytyrës suaj që të mund t’ju njoh kur të takoj në Xhenet dhe t’ju falënderoj përsëri para Zotit tim).
Bamirësia ka efekte të mrekullueshme në jetën e njeriut!
(Huazim)
.