October 21, 2021
Portali Shprehja

Duda Balje: Na nuk mundemi me jetu pa burrat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur për jetën e saj jashtë sferës politike. Ajo ndër të tjerash ka zbuluar edhe talentin e saj të fshehtë, rrobaqepësinë.

“Nanën kam pasë rrobaqepëse, mendoj që talentin cilin e kam është ky. Kur jam nervoz kam ni makinë prej nanës, jam duke provu me ba pizhame, trenerka”, ka thënë Balje.

Ajo po ashtu ka pranuar në “Robi plaket kur don vet”se nuk është kundër operacioneve plastike dhe në momentin që e sheh të arsyeshme edhe do t’i bëjë.

“Nuk mendoj se kam nevojë për operacione, por në momentin kur nuk ndihem mirë me trupin tim do nuk jam kundër”. është shprehur ajo.

Ndërkaq sipas saj, burrat dhe gratë duhet të gjejnë një mes të përbashkët jetësor, dhe është kundër atyre mendimeve radikale të femrave, të cilat thonë se s’kanë nevojë për burrat.

“Na nuk mundemi me jetu pa burrat, jam kundër mendimeve radikale të femrave që thonë që s’kemi nevojë për ta, nuk është e vërtetë”, ka thënë ajo.

Të Ngjajshme

Labi i kërkon Albinit ta bëj ministër të Shëndetësisë

admin

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

admin

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

admin

Leave a Comment