November 29, 2021
Portali Shprehja

“Duhet guxim, por…” | Pochettino sqaron njëherë e përgjithmonë situatën “Donnarumma-Navas”!

Pas ndeshjeve me kombëtaren, që nuk ishin aspak pozitive, është koha që Gianluigi Donnarumma t’i rikthehet mendimit për PSG-në. Portieri, i kritikuar edhe me blutë për disa dalje që mund të kushtonin shtrenjtë, do të duhet sërish të luajë për vendin me Keylor Navas.

Ndaj, dualizmi mes dy portierëve duket i destinuar të vazhdojë, me gjithë respektin për agjentin Raiola, i cili foli orët e fundit për këtë çështje dhe i sigurt për mundësitë që klienti i tij në të ardhmen të jete titullari nen Kullën Eifel.

Tact Watches

Për momentin, megjithatë, nuk ka siguri për Gigio, të paktën sipas deklaratave të fundit të Pochettino.

Trajneri argjentinas në intervistën e fundit për L’Equipe ka shpjeguar pse e alternon Donnarumma me Keylor Navas (me këtë të fundit që ka grumbulluar më shumë paraqitje se kampioni i Europës i ardhur pak muaj më parë). Pochettino mbrojti zgjedhjet e tij, duke shpjeguar se sipas tij do të ishte shumë më e lehtë për të vendosur hierarki:

“Thjeshtësia do të ishte të thuash: ky është numri 1, ky është numri 2. Unë mendoj se ka një pikëpamje të gabuar për gjërat. Me dy lojtarë që ju beson dhe qe demostrojne cdo dite se dine te luajne nuk do te ishte e drejte ti jepet perparesi njerit apo tjetrit. Nuk do te thote se nuk ka kohe qe do te bejme nje zgjedhje. Uroj ta kuptoni qe duhet guxim për të vendosur të dy konkurrentët, për t’i bërë të kuptojnë se duhet të jenë gati”.

Sipas tij, PSG bëri një zgjedhje të guximshme duke shkuar për të marrë Donnarumma-n tashmë duke pasur një portier të besueshëm si Keylor Navas: “Unë do të preferoja të nënvizoja guximin e PSG-së për të marrë Donnarumma-n duke pasur parasysh se ata kishin tashmë Navas dhe Rico”.

Dhe Pochettino gjithashtu donte të nënvizonte rëndësinë e të pasurit dy portierë të këtij kalibri, në një sezon me shumë angazhime: “Dhe nëse zgjedhim numrin 1 dhe më pas ai lëndohet? Kur klubi mori vendimin të rekrutojë Donnarumma, i cili ishte lojtari më i mirë në Europian, edhe pse kishim numrin 1 si Navas, nuk pati debat, duhej të përshtateshim. Përgjegjësia jonë ishte të thoshim: nëse mund të garosh dhe të menaxhosh veten kështu, kjo është zgjidhja më e mirë”.

.

Të Ngjajshme

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

VIDEO | Ronaldo në stol, Keane dhe Carragher zihen 5 minuta në TV: “Nuk është ai që ishte dikur…”

admin

Leave a Comment