November 28, 2022
Portali Shprehja

Dumfries mendon vetëm për zikaltrit, tregon dallimin e 3-5-2 të Holandës dhe Interit

Hollanda e Denzel Dumfries do të jetë nikoqire në fazën finale të Ligës së Kombeve, të planifikuar për në qershor, dhe që do të shohë edhe Italinë në fushë. Portokallinjtë e trajnerit Louis Van Gaal e përfunduan grupin 1 në vendin e pare, përpara Belgjikës. Ndër pikat e forta të Holandës është anësori i Interit, titullar në 3-5-2 e trajnerit portokalli dhe autor i një asisti në fitoren vendimtare 2-0 ndaj Polonisë.

I intervistuar nga “Telegraaf”, Dumfries, i cili sipas asaj që raporton “The Express” kishte përfunduar në radarin e bashkatdhetarit Erik Ten Hag, trajner i Manchester United, i gatshëm për të paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh, duket se mendon, veç kombëtares, vetëm për Interin dhe nevojën për të dalë nga momenti i vështirë që po kalon skuadra.

Qëllimi, pavarësisht tri humbjeve në shtatë javë kampionat, është i qartë: të fshihet zhgënjimi i titullit të humbur “in extremis” sezonin e kaluar: “Interesi i klubeve të mëdha më kënaq, por unë jam i fokusuar vetëm tek Interi. Ne duam të fitojmë titullin që humbëm sezonin e kaluar. Edhe sot djeg fort hidhërimi i humbjes së titullit në frymën e fundit”.

Anësori hollandez foli më pas për dallimet taktike mes 3-5-2 të Van Gaal dhe atij të Inzaghit: “Në kombëtare iu bëjmë më shumë presion kundërshtarëve, ndërsa italianët janë të mirë në mbrojtjen e pozicionit të tyre. Më pëlqen që trajneri më lavdëron për përkushtimin, me të mund të bëhem lojtar më i mirë, por për këtë duhet të jap gjithçka në çdo stërvitje.

Jam i lumtur që punoj me Van Gaal. E kam njohur nga televizioni për karrierën e tij të madhe si trajner, por të jesh në gjendje të punosh me të është fantastike. Ka njerëz që nuk e njohin dhe nuk e dinë se ai është gjithashtu një person i ngrohtë dhe mjaft i qeshur. Gjatë çdo seanca bën edhe shaka”.

.

Të Ngjajshme

Gana “blindon” suksesin që në pjesën e parë, koreano-jugorët “nuk ndezin”

admin

Serbisë i ikën fitorja nga duart. Ndeshje që të lë pa frymë, përmbysje e pabesueshme e Kamerunit (pamjet)

admin

Milani frymëzohet nga Botërori për merkaton e janarit, ja ylli që ka piketuar

admin

Leave a Comment