June 5, 2023
Portali Shprehja

“Dushi i ftohtë” që mori nga Manchester City, ja të dhënat skandaloze të Real Madridit

Real Madridi përjetoi një nga netët më të këqija në historinë e tij në “Etihad Stadium”. Të dhënat e ndeshjes ishin shkatërruese duke nisur nga rezultati, 4-0, dhe vazhduar me parametrat e ndryshëm të lojës.

Në pjesën e parë, gjysmëfinalja u “vulos” me posedimin e topit prej 72 për qind për City, ndërsa vetëm 28 për qind Real Madridi. “Los Blancos” e kompensuan disi në pjesën e dytë këtë parametër në raportin 60-40 për qind. Topi kishte vetëm një “pronar” dhe ai ishte ekipi blu.

Lojtarët e Guardiolës kombinonin me lehtësi. Ata përfunduan duke dhënë 618 pasime, 200 më shumë se 418 që mundi të ofronte rivali i tyre. Real Madridi vrapoi vetëm pas topit dhe u poshtërua rëndë.

Në gjuajtjet në portë, City e dëshmoi veten 16 herë, kundrejt 7 të Real Madridit. Në fakt, madrilenët patën mundësinë të barazonin rezultatin (1-1) me goditjen e vetme në pjesën e parë nga Kroos, kur topi u ndal në traversë.

Anglezët e kishin topin, e lëviznin me maturi, krijuan raste dhe, përveç kësaj, përdorën imagjinatën e tyre. Ata patën 16 driblime të suksesshme nga 24 tentativa të tilla (67 për qind), ndërsa Real Madridi e pati këtë raport në masën 57 për qind (4 driblime të suksesshme nga 7 përpjekje); të gjitha në pjesën e dytë. Në 45 minutat e para nuk mundi të provonte asnjë driblim një kundër një. Specialisti i driblimeve, Vinicius, as që u pa gjëkundi….

Intensiteti ishte gjithashtu shumë më i lartë për Manchester City. Nag 16 raste, në 14 prej tyre dominimi në duele ishte i jashtëzakonshëm. Skuadra britanike fitoi 54 përplasje (duele) mes lojtarëve, ndërsa Real Madridi mbeti në kuotën 39. Ishte një recital, në të cilin nuk kishte asnjë histori. Guardiola pikturoi fytyrën e kampionit të Evropës…

.

Të Ngjajshme

LAJMI I FUNDIT | Një delegacion nga Al Hilal fluturon në Paris: “Mbërin për të marrë Messin”

admin

IBRA I JEP LAMTUMIRËN FUTBOLLIT! Tonali në lot, San Siro emocionohet. “Nuk mund të marr frymë…” (VIDEO)

admin

Alderweireld në minutën e 94-të me eurogol, Antwerp i Van Bommel është kampion i Belgjikës pas 66 vitesh (VIDEO)

admin

Leave a Comment