“Diamante dhe dashuri” është padyshim një nga telenovelat turke më të dashura të publikut shqiptar. Nëse edhe ti je shumë e dhënë pas serialeve turke, duhet ta njohësh historinë e Elifit dhe Omerit.
(function () { if (!document.getElementById('ap-js')) { var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/D/g,''); var apjs = document.createElement("script"); apjs.type = "text/javascript"; apjs.async = true; apjs.setAttribute('id', 'ap-js'); apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver; document.head.append(apjs); } })();
Omeri, një oficer policie i cili dëshiron të zbulojë rreth vdekjes se të fejuarës së tij, e cila ka kryer vetëvrasje. Ai firmos një marrëveshje me shtetin: Ai do të gjejë diamantet e vjedhura dhe në këmbim do të zbulojë identitetin e vrasësit të fejuarës së tij.
Elifi zbulon që babai i saj i ndjerë ishte i pleksur në një rrjet pastrimi parash. Ajo duhet të mbaj familjen e saj si dhe të paguajë 2 trilion dollarë borxhe për diamantet e marra. Në një situatë të pakëndshme ndodhet dhe e motra e saj, e cila ndodhet në duart e keqbërësve.
Dy aktorët kryesor ishin Engin Akyürek dhe Tuba Büyüküstün që u pëlqyen shumë nga publiku dhe kimia e tyre ishte e dukshme. Tashmë, pas kaq vitesh ata bëhen sërish bashkë për serialin “Sefirin Kizi”.
Tuba do zëjë vendin e Neslihan Atagül e cila do largohet nga seriali për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit e saj edhe vetë Tuba në rrjetet sociale ku shprehet entuziaste për rolin e saj dhe faktin se po punon me miq të vjetër.
Po filloj një udhëtim të njohur por krejt të ri. Ish-partneri im i dashur (në kinematografi) Engin, skenaristi, shoqja ime Eylem, Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në këtë sektor, kam kënaqësinë për të punuar përsëri me Star TV, i cili ka pritur shumë projekte më parë, ndiej entuziazmin e takimit me ju me një karakter krejt të ri … E hapur për të gjithë ne. Shpresoj të jetë një përvojë e paharruar.
Shihemi se shpejti..