November 28, 2022
Portali Shprehja

Dy avionë të Luftës II Botërore përplasen gjatë shfaqjes ajrore në Teksas (Video)

Dy avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar në një shfaqje ajrore në shtetin amerikan të Teksasit, duke vrarë të paktën dy persona.

Pamjet tregojnë avionin duke goditur njëri-tjetrin në një lartësi të ulët dhe më pas të dy përplasen në tokë duke shpërthyer në flakë, shkruan BBC.

Avionët – një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress – po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit.

Nuk u bë e qartë se sa persona ishin në dy avionë.

Shoqata e Pilotëve Aleate, e cila përfaqëson pilotët e American Airlines, tha se Terry Barker dhe Len Root, dy nga ish-anëtarët e saj, ishin në mesin e njerëzve që vdiqën në përplasje.

Raporte të tjera mediatike sugjerojnë se deri në gjashtë persona mund të kenë vdekur në përplasje./euronews

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment