October 28, 2020
Portali Shprehja

Dy gola dhe protagonist, Cristiano Ronaldo “mbron” Pirlo-n dhe zbulon ndryshimin sivjet

Cristiano Ronaldo, autori i dy golave vendimtare për barazimin e Juventusit në fushën e Romës, foli në fund të ndeshjes për Sky Sport: “Pasi kaluam në disavantazh, e dinim që ndeshja e sotme do të ishte e komplikuar, por morëm një pikë të rëndësishme”.

“Ne jemi në fillim të kampionatit, me një trajner të ri. Por e shoh ekipin aktiv, po bëjmë mirë, shoh një të ardhme shumë pozitive.

Mendoj se Seria A është forcuar mirë, nga Interi te Milani e deri te ne.

Një kampionat më i vështirë se vitin e kaluar. Pirlo? Ende është shumë herët, por unë e shoh ekipin shumë më të mirë, më të lumtur dhe duke punuar mes të qeshurave. Kjo është shumë e rëndësishme”.

.

Të Ngjajshme

Video: Reali shpëton nga turpi për 6 minuta, barazon me dramë

admin

CHAMPIONS, GRUPI D: Liverpool-i bën detyrën dhe merr kreun, Zapata shpëton Atalanta-n

admin

Video: Joao Felix bën heroin, Atletico fiton me vuajtje

admin

Leave a Comment