December 4, 2021
Portali Shprehja

Dy nga të lënduarit do të operohen sot, njoftojnë nga Spitali i Sofjes

Specialistë të ndryshëm e kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 7 të lënduarve, pacientë në Spitalin universitar “Pirogov”, kanë njoftuar nga spitali nëpërmjet një kumtese për media.

Bëhet fjalë për 7 të mbijetuarit e aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Tact Watches

“Sot, më 25.11.2021, të gjithë pacientët e lënduar në këtë aksident janë në gjendje stabile. Nuk ka rrezik për jetë. Dy nga personat që gjithashtu janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë operuar dje. Të lënduarit që ishin në mjekim intensiv, sot janë dërguar në repartin e Klinikës për djegie dhe kirurgji plastike. Një nga viktimat sot duhet të operohet”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Bëjnë të ditur se pacientët kanë pësuar shok traumatik dhe për këtë u është dhënë ndihmë psikologjike

“Ende nuk është e qartë se kur do të lëshohen nga spitali”, thuhet në njoftim./TV21

Të Ngjajshme

Mickoski i shqetësuar: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

admin

Në fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

admin

Despotovski kandidati i katërt për kryetar të LSDM-së

admin

Leave a Comment