August 11, 2022
Portali Shprehja

Dy raste të sulmeve seksuale raportohen brenda një dite në Kosovë – viktima një fëmijë dhe një e mitur

Dy raste të sulmeve seksuale raportohet se kanë ndodhur brenda një dite në Kosovë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht një fëmijë.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku është arrestuar një burrë pasi i njëjti me dëshirë thuhet se e ka marrë një të mitur dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij.

Raporti i policisë:

SULM SEKSUAL

Prishtinë, 27.07.2022-17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër  kosovare (fëmijë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.     

SULM SEKSUAL

Mitrovicë, 27.07.2022-01:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti, me dëshirë ka marr viktimën femër  kosovar(të mitur) dhe ka dërguar në shtëpinë tij. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Dy persona arrestohen pasi rrahën një të mitur në Hanin e Elezit

admin

Arrestohet në Viti i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike

admin

Tre të arrestuar në lokacione të ndryshme për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Prishtinë

admin

Leave a Comment