December 4, 2021
Portali Shprehja

Dy shkolla pa ngrohje në Kërçovë

Në shkollat e mesme komunale “Drita” dhe “Mirko Mileski” të Kërçovës gjatë ditës së sotme nuk ka pasur ngrohje si pasojë e mosfurnizimit me lëndë djegëse nga ana e Komunës.

Nxënësit e kanë lëshuar mësimin në mëngjes sepse klasat ishin shumë të ftohta. Këtë para mediave e thanë grupi i këshilltarëve komunal të VMRO-DPMNE-së.

Tact Watches

Ata thonë se kryetari dhe qeverisja lokale nuk punojnë si duhet edhe në këtë mandat të ri qeverisës.

 “Sot shkollat e mesme “Mirko Mileski” dhe “Drita” sërish kush e di për të satën herë janë lënë pa ngrohje, nuk është siguruar lëndë ngrohje naftë për ngrohjen e shkollave të mesme nga ana e Komunës dhe qeverisjes lokale si dhe kryetari, ndërsa është obligim i tij të gjithë shkollat e mesme dhe fillore ti furnizojë me ngrohje. Për këtë shkak sot për nxënësit e shkollave të mesme “Mirko Mileski” dhe “Drita” është pamundësuar mbajtja e mësimit  dhe të njëjtit janë kthyer, e kanë lëshuar mësimin”, tha Llaze Jakimovski – kryetar i VMRO-DPMNE-së në Kërçovë.

Ekipi jonë doli në terren për të parë se çfarë thonë nxënësit. Ata edhe pse nuk donin të flisnin para kamerave e pohuan se klasat janë të ftohta dhe disa kanë braktisur mësimin sepse nuk e përballonin të ftohtin në orët e para të mëngjesit.

 “Ne një orë e gjysmë mbajtëm, disa që nga ora e parë kanë ikur. Po ishte shumë ftohët”, tha një nxënës.

TV21 kontaktoi drejtorët e këtyre dy gjimnazeve por që të dy refuzuan të flasin para kamerave dhe na adresuan tek sektori për arsim në Komunën e Kërçovës. Nga atje thonë se sot ka pasur problem me sistemin e ngrohjes , ndërsa siç thonë ata VMRO-DPMNE-ja e ka shfrytëzuar këtë situatë të papritur dhe ka tentuar që ta përdori për qëllime të caktuara.

 “Procedura e furnizimit publik për sigurimin e sasisë së lëndës djegëse për ngrohje është realizuar  komfor afateve ligjore dhe shkollat rregullisht furnizohen, por sot patëm problem me sistemin e ngrohjes në shkollat e mesme, andaj nuk arritëm ta sanojmë në kohë pengesën e krijuar. Ndërkaq, dikush ka shfrytëzuar këtë situatë të papritur dhe ka tentuar që ta përdori për qëllime të caktuara. Arsimi në Komunën e Kërçovës është parësor dhe me përkushtim punojmë në sigurimin e kushteve dhe ngritjen e nivelit të procesit edukativo – arsimor”, thonë nga Sektori për arsim në Komunën e Kërçovës.

Njëri nga drejtorët na tha se pritët që gjatë ditës të furnizohen me naftë për ngrohje dhe presin që kamioni të vijë çdo moment, por nga komuna thonë se ka problem me sistemin e ngrohjes dhe pritet që problemi të rregullohet dhe të vazhdohet mësimi në kushte normale.

Të Ngjajshme

Mickoski i shqetësuar: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

admin

Në fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

admin

Despotovski kandidati i katërt për kryetar të LSDM-së

admin

Leave a Comment