December 4, 2021
Portali Shprehja

Dy të arrestuar në Lipjan për sulm ndaj një të mituri  

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të mitur, pasi kanë sulmuar një person, po ashtu të mitur.

Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan, në orën 09:55.

Tact Watches

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur), pasi që kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (i mitur)”, thuhet në raport.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq nga i dyshuari është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një person përfundon në spital, u ther me thikë në Prishtinë

admin

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

admin

Tentoi të kontrabandonte ari e argjend, i gjenden stolitë e fshehura në bagazh udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

admin

Leave a Comment