September 29, 2023
Portali Shprehja

Dy të plagosur në Rahovec – sekuestrohen gjashtë armë zjarri

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim mjekësor.

Tutje shtoi se dy të dyshuarit e këtij rasti, janë dorëzuar në stacion policor.

“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona  në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast”, tha Elezaj.

Ndërkaq, Policia ka kryer bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, deklaroi Elezaj./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person për kontrabandë me mallra – policia sekuestron çajra për dobësim, mjaltë e produkte tjera

admin

Paraburgim ndaj F.B., dyshohet se grabiti me forcë një telefon në Ferizaj

admin

U aksidentua djali i tij dhe kërkoi nga policia që ai ta merrte përgjegjësinë – arrestohet prishtinasi

admin

Leave a Comment