June 3, 2023
Portali Shprehja

Dy vëllezër nga Istogu tentuan t’i fusin në makinë me forcë dy të mitura, arrestohet njëri prej tyre

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi sipas policisë së bashku me vëllain e tij që aktualisht gjendet në arrati, pasi i kishin ngacmuar dy femra kishin tentuar t’i fusnin në veturë.

Siç bënë të ditur policia të dy viktimat ishin të mitura. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet 25-vjeçari në Gjilan, policia i gjeti kokainë në vlerë 22 mijë euro

admin

Aksident mes një veture dhe këmbësori në Prishtinë

admin

Dhunë psikike ndaj gruas e fëmijëve – arrestohet i dyshuari që nuk përfilli urdhrin mbrojtës të Gjykatës  

admin

Leave a Comment