January 28, 2022
Portali Shprehja

Dyshohet se vrau bashkëshorten, arrestohet 51-vjeçari në Skenderaj

Një 51-vjeçar është arrestuar gjatë të mërkurës, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, kishte pranuar informacion për një plagosje nga arma e zjarrit.

Tact Watches

Sipas njoftimit për medie, me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur.

“Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja. Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

admin

Iniciohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

admin

Policia në Prizren shqipton 112 gjoba për persona fizik për mos respektim të masave anti-COVID

admin

Leave a Comment