Këto janë fjalët e një nuse e cila ka organizuar dasmën e saj në Kanada dhe i ka kërkuar mysafirëve të hiqeshin si të vdekur gjatë setit të tyre fotografi.
Imazhet të cilat u postuan në forumin Reddit’s Wedding Shaming, tregojnë nusen dhe dhëndrin kanadez të veshur me maska Plague, ndërsa mysafirët e tyre shtrihen si të vdekur në tokë.
Nusja i ndau fotot e setit në një grup në “Facebook” dhe shkruan: “Për të gjitha nuset Covid, mos e lini në hije argëtimin tuaj!”
Këto foto nuk u pritën mirë nga komentuesit të cilët shkruan se kjo ishte gjëja më e neveritshme që kishin parë, pa shije dhe thjesht një gjest i sëmurë.