January 31, 2023
Portali Shprehja

E BUJSHME | Barcelona takohet me Interin në Arabinë Saudite dhe propozon dy shkëmbime. Pritet vendimi i lojtarëve

Këto janë orë shumë të nxehta mes Interit dhe Barcelonës, sidomos tani që dy klubet janë takuar në Riad ku sigurisht rasti me i mire ishte me Superkupat e tyre përkatëse. Barcelona luajti dhe fitoi ndaj Real Madrid me rezultatin 3-1, por Interi duhet ende te luaje sfiden derbi ndaj Milanit.

Sipas gazetarit Gerard Romero, përveç nje shkembimi qe po diskutohet mes Marcelo Brozovic dhe Franck Kessie, dy klubet po shqyrtojnë edhe një shkëmbim mes Memphis Depay dhe Joaquin Correa. Për momentin pritet “ok” e holandezit për transferimin në Milano dhe nëse do të mbërrinte, dy klubet do të përfundonin shkëmbimin.

Interi dhe Barcelona jane duke biseduar dhe jane duke pare te gjitha dokumentet e mundshme. Katalanasit duket se jane te vendosur te heqin disa lojtare jashte projektit te tyre dhe te nderrojne ato me te tjere qe mund te jene ne projekt dhe ne kete rast me e lehte eshte te arrihet nje akord per Correa-Depay se sa Brozovic-Kessie…

I ftuar si zakonisht në studiot e ‘Sky Calcio Show’, Giuseppe Bergomi shprehet për sugjerimin e rimëkëmbur në orët e fundit të një shkëmbimi të mundshëm mes Marcelo Brozovic dhe Franck Kessie: “E kam përcaktuar gjithmonë Brozovicin si të pazëvendësueshëm dhe në fakt vitin e fundit pa të Interi pati vështirësi sepse nuk kishte një zëvendësues.

Ata e kishin identifikuar profilin ideal te Asllani dhe në vend të kësaj e gjetën te Calhanoglu. Pikërisht me turkun Interi ka pasur më shumë vazhdimësi se Brozovic, kjo nuk do të thotë se kur të kthehet kroati nuk do të luajë. Kessie me fizikun e tij do të ishte një profil interesant në mes të fushës tani që Interi ka gjetur një zëvendës Brozovic te Calhanoglu. Është një goditje që mund të ketë logjikën e vet, edhe sepse mesfusha e Interit ka pak fizik dhe shumë cilësi”.

.

Të Ngjajshme

E BEFASISHME! Kaloi vizitat por te momenti i firmës Isco ndryshoi kushtet. Dështon transferimi në Bundesliga

admin

Orët e fundit “dramatike” | Chelsea-Benfica kanë ngecur te formula dhe jo paratë! Enzo Fernandez kryen vizitat mjekësore…

admin

Jorginho tek Arsenal, por tifozët nuk janë të kënaqur: “Me atë dhe Xhakën kemi…”

admin

Leave a Comment