August 16, 2022
Portali Shprehja

E BUJSHME! Ferguson rikthehet me post drejtues te Manchester United

Alex Ferguson është shumë afër rikthimit te Manchester United. 9 vite pasi u largua nga pankina e “Old Trafford”, të cilën e udhëhoqi për 27 vite dhe me 38 tituj të fituar, legjenda skoceze mund të pranojë propozimin e marrë nga drejtori ekzekutiv Richard Arnold për një rol si drejtor në një “think tank” (grup ekspertësh) të ngritur nga kompania.

Në këtë strukturë konsulence për skuadrën do të bëhen pjesë gjithashtu ish-CEO, David Gill, kapiteni historik, Bryan Robson dhe drejtori aktual sportiv John Murtough.

Synimi i të gjithëve bashkë është gjetja e zgjidhjeve të reja pas vitesh zhgënjimesh dhe qëllimesh sportive të dështuara.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “Daily Mail”, ndaj prania e 80-vjeçarit Ferguson në qendrën sportive “Carrington” të martën e kaluar, e dëshmuar edhe nga fotografitë, nuk ka qenë aspak e rastësishme.

Tashmë duket gjithçka gati për rikthimin e shkëlqyeshëm të Sir Alex në “Old Trafford”.

.

Të Ngjajshme

Klopp ngre alarmin: Askush nuk pyet për lojtarët, po përplasemi me murin. Kjo është çmenduri

admin

Guardiola “lë pa tekst” Barcelonën; kërkon shifrën stratosferike për Bernardo Silvën

admin

Heshtje në Anfield, Zaha ndëshkon Të Kuqtë me një Golazo (Pamjet)

admin

Leave a Comment