E bujshme në Xhenova: Genoa fiton 2-1 kundër Juventusit. Në minuten e 96′ Domenico Criscito, autori i gabimit ne javen e shkuar po nga pika e bardhe, shënon dhe vendos ndeshjen ndaj skuadrës së Massimiliano Allegrit.
Gëzim i jashtezakonshem ne Marassi me kapitenin e Genovas në lot dhe të përqafuar nga të gjithë bashkëlojtarët. Genoa ka ende shans per te siguruar mbijetesen teksa sigurisht qe nuk do te jete e lehte pasi Salernitana ka bere nje ecuri te cmendur dhe tani kerkon vetem nje fitore per t’ia hedhur.
Ne anen tjeter, ne loje eshte ende edhe Cagliari, qe gjithashtu duhet te fitoje per te mos u zhytur me poshte. Nje ndeshje ajo e sotmja ku Juventusi pas pjeses se par 0-0, ka gjetur golin e avantazhit me Dybala.
Argjentinasi ka shenuar nje gol spektakolar dhe duke barazuar Baggion me numrin e golave 115 me fanelen e Juventusit. Raste te tjera per Juventusin qe nuk ka shfrytezuar, sidomos me Moise Kean, i cili i asistuar nga Morata gati me porten e boshatisur godet topin jashte ne menyre te pabesueshme.
Juventusi qe humb dhe keshtu qe i largohet me shume mundesi edhe vendit te trete ndersa tashme ky sezon duket i mbyllur dhe finalja e Kupes se Italise eshte e vetmja ne mendjen e futbollisteve.
.