December 2, 2020
Portali Shprehja

E BUJSHME: Manchester City nuk dorëzohet, thur planin për Messin!

Manchester City nuk arriti që të rrëmbente këtë sezon Lionel Messin. “Qytetarët” e donin këtë vit, por Barcelona bëri bllokadë dhe nuk e lejoi kapitenin të largohet.

Anglezët nuk do të dorëzohen dhe një prej zyrtarëve të klubit, Omar Berrada, tregoi se ish-kampionët kanë mundësi të përballojnë lojtarin.

“Messi është një talent fantastik, ai është i jashtëzakonshëm dhe mund të krijojë një impakt fantastik në çdo klub të botës. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe më i mirë i gjeneratës së tij. Mendoj se çdo klub në botë do e donte dhe City do e kërkojë në verë.

“E vështirë të mendosh se çfarë mund të ndodhë. Manchester City ka mundësi që të përballojë Messin. Argjentinasi do të përshtatej mirë dhe me Sergio Agueron që e ka shok të mirë tek Argjentina”, – tha ai.

.

Të Ngjajshme

Ferdinand: Ja si Klopp po kopjon Ferguson-in jashtë fushës

admin

Capello zbulon prapaskenën: Ishte një lojtar që nuk e doja, por më pas…

admin

Celtic në kaos para Milan-it: Do ta kuptoja klubin, po të më kishte shkarkuar

admin

Leave a Comment