January 30, 2023
Portali Shprehja

E BUJSHME | Manovrat e rrogave, 19 futbollistë dhe ish-futbollistë të Juventusit ende në aktivitet rrezikojnë skualifikime. Shpëton Ronaldo?!

Në fund të javës së kaluar, Juventusit iu hoqën 15 pikë në Serie A për mashtrim financiar mbi plusvlerat e organizuara qe kishin sjelle fitime kolosale dhe kishin mbuluar humbjet ne bilancet e tyre keto vitet e fundit.

Gjykata e Apelit vendosi gjithashtu të vendosë kufizime në aktivitetet e futbollit për 11 zyrtarë të Juventusit. Midis tyre ishin drejtori Fabio Paratici (30 muaj), ish-presidenti Andrea Agnelli, ish-shefi ekzekutiv Maurizio Arrivabene me nga (24 muaj secili) dhe nënpresidenti Pavel Nedved (8 muaj).

Por duket se historia nuk ka përfunduar me kaq. Ish-fubolisti dhe gazetari aktual Paolo Ziliani raporton se 23 lojtarë që përfaqësonin Juventusin në kohën e shkeljeve janë aktualisht nën hetim.

Të gjithë lojtarët përballen me një pezullim prej të paktën një muaji, ndoshta sepse kanë marrë pjesë me vetëdije në mashtrim. Sipas Zilianit, disa lojtarë tashmë kanë rrëfyer se kanë mashtruar në favor të klubit.

De Ligt dhe De Sciglio u dhanë gjyqtarëve një kopje të bisedës WhatsApp, në të cilën kapiteni Chiellini i shpjegon ekipit skemën e mashtrimit dhe kërkon që ajo të mos përmendet në shtyp. Ziliani ka siguruar edhe dokumente zyrtare me datat e nënshkrimit të kontratave mashtruese.

Pezullimi do të zbatohet për të gjithë lojtarët, edhe nëse ata nuk luajnë më në Serinë A, domethënë, dënimi mund ta kapë edhe Cristiano Ronaldon qe luan aktualisht ne ligen me te mire te Arabise Saudite, me Al-Nassr. Por, nuk do te ndodhe sipas tij…

“Kanë kryer një shkelje për 2019-2020: Bentancur, Bernardeschi, Bonucci, Chiellini, Cuadrado, Danilo, De Ligt, Da Sciglio, Demiral, Douglas Costa, Dybala, Higuain, Khedira, Alex Sandro, Matuidi, Pjanic, Rabiot, Rugani, Szczesny, Sarri”

“Kanë kryer një shkelje për 2020-21: Bentancur, Bernardeschi, Bonucci, Chiellini, Chiesa, Cuadrado, Danilo, Demiral, Dybala, Kulusevski, Alex Sandro, Mc Kennie, Rabiot, Arthur, Ramsey, Szczesny. Ronaldo duket se është i vetmi që nuk ka nënshkruar: ai nuk rrezikon skualifikimin!” 

.

Të Ngjajshme

Florentino Perez zbulon sekretet e përmbysjeve “heroike” për Champions-in e 14-të

admin

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Leave a Comment