Shumë ide për sulmin e Milanit, i cili pret Zlatan Ibrahimovic, por shikon edhe një të ardhme pa veteranin suedez. Ndër emrat që pëlqejnë kuqezinjtë janë ata të Hajlund dhe Kudus.
Sipas “Corriere dello Sport”, megjithatë, njëfarë interesi ka edhe karshi Armando Brojës. Shqiptari i lindur në vitin 2001, në verë u tentua disa herë nga Napoli, por në fund mbeti te Chelsea, ku nuk po gjen hapësira të mëdha.
Megjithatë, vlerësimi do të ishte i lartë: Blutë kërkojnë aktualisht 35 milionë euro, duke marrë parasysh edhe rinovimin e fundit të kontratës së shqiptarit. Po kështu, siç raporton gazetari i njohur italian, Carlo Pellegatti, Milani do të bëjë çmos për të arritur te shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar:
“Një transferim i madh te Milani verën e ardhshme do të jetë një qendërsulmues i madh. Kuqezinjtë nuk do të kërkojnë një lojtar që vlen 10 milionë euro, por do të tentojnë një që vlen 30-40 milionë euro. Unë e kam një emër. Ai luan për Chelsea, është 21 vjeç. Sot kushton 25 deri në 40 milionë euro.
Ka shumë eksperiencë, pavarësisht moshës së tij të re, është 191 cm i gjatë, është sulmues shqiptar që luan për Blutë e Londrës dhe quhet Armando Broja. Është një lojtar interesant sa i përket kostos dhe perspektivës. Vitin e ardhshëm, Milanit i duhet një lojtar që t’i japë garanci në sulm”.
.