June 7, 2023
Portali Shprehja

E bujshme!!! Newcastle do të bëhet “galacticos” i Premier League, synon blerjet e Harry Kane dhe Neymar

Skuadra e Newcastle, pasi siguroi kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm, synon të ndërtojë një ekip të madh, në mënyrë që të jetë kompetitiv si në Europë ashtu dhe në Premier League. Për këtë arsye, objektivat në merkaton e verës për “magpies” janë të mëdha.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, skuadra bardhezi është gati të bëjë çmenduri në merkato, duke afruar disa nga yjet e futbollit botëror. Duke nisur nga Harry Kane, sulmuesi i Tottenham, që pritet të lërë Spurs në fund të këtij sezoni.

Një tjetër sulmues që ka hyrë në radarin e Newcastle është braziliani Neymar, që luan me PSG. Edhe ai pritet të lërë skuadrën pariziene, ndaj britanikët janë hedhur në sulm për ta sjellë në Premier, pasi janë klubet e vetme që mund ta përballojnë blerjen e tij.

Sipas mediave, skuadra e Newcastle po frymëzohet nga Real Madrid, ndaj ëndërron të ndërtojë një ekip “galaktikësh”, për të qenë sa më kompetitive. Harry Kane e Neymar nuk janë objektivat e vetëm të Newcastle, që synon të shpenzojë mbi 200 milionë euro në merkaton e verës.

.

Të Ngjajshme

Lamtumira e Messi-t nga PSG, djali i Aguero-s “thumbon” parisienët

admin

Nga talent i së ardhmes në i pastrehë: detajet e rënies së ish-lojtarit të Chelsea-t

admin

ZYRTARE | Milani shkarkon Paolo Maldinin nga detyra. Komunikata zyrtare

admin

Leave a Comment