April 2, 2023
Portali Shprehja

E bujshme nga Spanja!!! Nuk e duan as Chelsea as Inter, Lukaku pranë kalimit te Real Madrid

Drejtori sportiv i Inter, Beppe Marotta, sqaroi pas ndeshjes së Champions League që zikaltërit barazuan në Porto se sulmuesi belg Romelu Lukaku do të rikthehet te Chelsea këtë verë, kur të përfundojë huazimi. Por duket se as londinezët nuk e dëshirojnë më sulmuesin, që gjithsesi ka admirues.

Nga Spanja bëjnë me dije se për sulmuesin 29-vjeçar është interesuar ekipi i Real Madrid. Në Madrid e konsiderojnë Lukaku si zëvendësuesin ideal të francezit Karim Benzema, ndaj po konsiderojnë mundësinë e transferimit të tij nga Chelsea.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, pasi palët po presin të përfundojë sezoni për të vendosur. Gjithsesi, fakti që Romelu Lukaku mund të luajë në “Bernabeu” sezonin tjetër është i rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për një nga sulmuesët më të mirë në Europë.

.

Të Ngjajshme

Donadoni këshillon Leao-n: “Ja çfarë i mungon për të qenë kampion”

admin

“Nuk mund të ndodhë”, Klopp: Nuk di si ta shpjegoj atë që ka ndodhur

admin

Elche-Barça 0-1 pas 45′, akush si Lewandowski në La Liga (Pamjet)

admin

Leave a Comment