September 25, 2020
Portali Shprehja

E bujshme nga Spanja, zbulohet skuadra që do ta marrë Messi-n verën e ardhshme

Leo Messi do të transferohet te Manchester City verën e ardhshme pasi skadencës së kontratës së tij me Barcelona-n, sipas Eurosport Spain.

Messi ka qenë i detyruar të pranojë qëndrimin në Camp Nou për të shmangur një betejë ligjore me klubin katalanas.

33-vjeçari ka thënë se presidenti i Barça-s, Josep Maria Bartomeu, nuk e ka mbajtur fjalën për ta lënë të lirë të largohej, duke i mohuar një ribashkim me Pep Guardiola-n te City.

Megjithatë, sipas Eurosport-it, City është i bindur se do ta sigurojë argjentinasin verën e ardhshme, me Pep që është i lehtësuar që do të shmangë një rrëmujë ligjore me ish-klubin e tij.

Messi e preferon këtë transferim jo vetëm sepse do t’i japë mundësinë të fitojë një tjetër Champions League dhe një Top të Artë të shtatë.

.

Të Ngjajshme

10 lojtarë pozitivë me Covid, Tottenham kualifikohet pa luajtur

admin

Juventusi nuk “ngopet” me sulmues, tani synon xhevahirin e Lazios!

admin

Scaloni “driblon” zemërimin e Di Maria: Kombëtarja mbështetet edhe nga jashtë…

admin

Leave a Comment